DREMEL® Scroll Station

Dremel ScrollStation është sharra e rrotullueshme me më shumë opsione, më praktike dhe më e lehtë për t'u përdorur në treg. Përmasat dhe fuqia e saj, komandat e montuara në pjesën e përparme, disku smerilues i integruar dhe porta e shkëputjes së energjisë ju mundësojnë të punoni pa u lodhur dhe me precizion në një sërë punimesh të detajuara të drurit ose projekte të tjera.

Produkt i hequr nga qarkullimi

Ky produkt është tashmë i hequr nga qarkullimi.
Kontrolloni ktu për produktin zëvëndësues!

Produkt i hequr nga qarkullimi

Veçoritë dhe dobitë

  • Thellësi gryke 470 mm: pret pjesë më të mëdha se shumica e sharrave në treg.
  • Mbajtës tehesh pa vegël me ndryshim të shpejtë të tendosjes: nuk nevojiten vegla për ndryshim të shpejtë të tehut të sharrës dhe përshtatje të tendosjes së sharrës.
  • Mbajtës tehu InfiniteCut: tehu mund të rrotullohet 90 gradë për gjatësi prerjeje të pafundme.
  • Disk smerilues: disku smerilues prej 12 cm i përfshirë i mundëson përdoruesve të smerilojnë, japin formë dhe dorën e fundit projekteve.
  • Tavolinë e lëmuar me hekur të derdhur: tavolinë tepër e gjerë (520 mm x 385 mm), me lëmim të butë dhe mbështetje të fortë mundëson punimin pa u munduar.
  • Anim majtas 45 gradë / anim djathtas 5 gradë: dhëmbëzimet kyçen çdo 15 gradë deri në 45 gradë majtas dhe 5 gradë djathtas me ndalesë pozitive në 0 gradë për të niveluar tavolinën shpejt dhe lehtë.
  • Prizë rryme: mundëson përdorimin e veglës Dremel FlexShaft 225 (nuk përfshihet) duke përdorur ushqyesin e rrymës së diskut smerilues.
  • Ajërfryrës pluhuri elastik: ajërfryrës i rregullueshëm, me shumë drejtime e mban këndin e vështrimit të pastër për dukshmëri më të madhe.
  • Dorezë e sipërme e integruar: për ta zhvendosur lehtësisht veglën.
  • Pranon teh sharre me majë kunj dhe majë të thjeshtë: mbajtësi i tehut pranon të gjitha tehet standarde prej 127 mm, me majë kunj si dhe tehet me majë të thjesht pa përshtatës shtesë.
  • Mbajtja e tehut: sirtar i volitshëm për mbajtjen e teheve i mban tehet afër për përdorim.
  • Kontrollet e montuara sipër: panel kontrolli i përparmë për qasje të thjeshtë te çelësi ndiz-fik dhe rregullim shpejtësie i ndryshueshëm (500-1500 SPM).
  • Pedal mbështetës: drejtues metalik për të pakësuar dridhjet e punës dhe për të përmirësuar rezultatet e punimit.
  • Ndërfaqe pastrimi me vakuum: mbajeni sipërfaqen dhe veglën e punës të pastër dhe pa ashkla.
  • Tavolinë e diskut smerilues me përshtatje dhe drejtim këndi: tavolinë me përshtatje nga 0 deri 45 gradë. Drejtim këndi me përshtatje 0±45 gradë.
  • Ndërfaqe bisht pëllumbi: mundëson mbërthimin me klikim të pajisjes shtesë DREMELite DL4 (shitet veçmas).

Specifikimet teknike

Fuqia nominale në hyrje
110 W
Tensioni
230 V
Pesha
24,00 kg
Pa shpejtësi ngarkese
500 1.500 1/min
Thellësia e prerjes
470 mm

Manuali i udhëzimeve

Shkarko PDF 3.4 MB

Paketat e disponueshme

Klasifiko këtë kategori

http://www.dremeleurope.com/al/sq/ocs/category/rate/7362
196
7362
624
1
2
3
4
5
196
Tell a friend button

Please note: There is a difference in product assortment between USA and Europe / Middle East / Africa.